Rast dhune ndaj të miturës në Tetovë – nëna e shoqes sulmon vajzën pas përleshjes mes nxënëseve

Më 8 tetor 2025, rreth orës 19:00, në SPB Tetovë, prindërit B.B. (33) dhe S.B. (31) nga Tetova kanë raportuar një rast dhune ndaj vajzës së tyre të mitur.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur pas një grindjeje mes vajzës së tyre dhe një shoqeje të klasës, situata ka përshkallëzuar në përleshje fizike. Pas këtij incidenti, nëna e vajzës tjetër dyshohet se ka sulmuar fizikisht të miturën.

Në rast janë përfshirë edhe zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale – Tetovë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.