Rashidi kalon në Mepso, Remzi Memedi pritet të kaloj deputet nga radhët e ASH-së

Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e deputetit Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell TV21. Dorëheqja e tij vjen pasi ai është emëruar për drejtor në SH.A.“MEPSO”.

Seanca e 106-të duhet të vazhdojë në ora 14:00, për të marrë edhe zyrtarisht raportin e KSHZ-së për zëvendësimin e Rashidit. Sipas gjitha gjasave, Rashidi do të zëvendësohet nga Remzi Memedi nga Kërçova. I cili do të jetë deputet i ri i Aleancës për Shqiptarët, e që vjen nga njësia 5 zgjedhore. / KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *