Ramiz Merkos i merret pasaporta, obligohet të paraqitet një herë në javë në Gjykatë!

Gjykata e Strugës i ka shqiptuar masën e sigurisë për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko me çka e ka obliguar që ta dorëzojë pasaportën dhe një herë në javë të paraqitet në Gjykatë, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Strugës e ndërkaq këto masa u kërkuan për shkak të rrezikut për arratisje, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme PPTh Strugë ka ngritur një aktakuzë tjetër kundër të njëjtit person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *