Gashi: Maqedonishtja, e vetmja me të cilën komunikon shteti. Opozita kërkon dorëheqjen e tij 👇🏻
Këto deklarata të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë së Veriut janë të turpshme, gënjeshtër e hapur dhe tradhti e rëndë ndaj popullit shqiptar, historinë dhe të drejtat e fituara me shumë mund, reagoi opozitarja Fronti Europian, ndaj kryeparlamentarit.
Mbrëmë gjatë intervistës në Alsat, Gashi deklaratat e tij i tha duke u thirrur në ligjin e ri të përditësuar për gjuhën maqedonase, për të cilin theksoi se u votua në fillim të viti 2024 nga shumica e atëhershme parlamentare, bashkë me partitë shqiptare, por edhe duke u bazuar në ligjin për Përdorimin e gjuhëve të vitit 2018.

