Puna nga shtëpia më e përshtatshme, kompanitë mundohen ti kthejnë të punësuarit në zyrat e punës

Nga shumë studime botërore thuhet se kur të punësuarve ju është transmetuar se duhet të kthehen në zyrat e punës, ato kanë hequr dorë nga ajo punë dhe kanë kërkuar punë tjetër.

Me përfundimin e sezonës së verës shumica e punëdhënësve kanë filluar ti kthejnë puntorët e tyre në zyrat e punës me orar të plotë ose me gjysëm orari.

Prej në fillim të pandemisë Covid 19, kompanitë e praktikuan modelin e kryerjes së punëve nga shtëpia ose në formë të kombinuar nga shtëpia dhe nga zyra.

Disa nga punëdhënësit siç është pronari i Teslës, z.Elon Musk ka njohtuar se i ka kthyer të punësuarit në vendet e punës me orar të plotë.

Kompani të tjera, si përshembull Apple, mundohet që ti kthej të punësuarit së paku 3 ditë në javë në zyrat e tyre.

Problemi lind për arsye se të punësuarit shkaku i komoditetit të punës nga shtëpia e tyre, refuzojnë që ti kthehen punës në zyrat e mëparshme. Mirëpo, edhe përskaj këtij problemi, disa kompani kanë sjellur vendime të patolerueshme që të punësuarit të kthejen në vendet e punës.

Drejtori i Salesforce France – Emilie Sidiqan bënë të ditur se kompania që ai udhëheq u ofron të punësuarve që 1-3 ditë të jenë prezent në zyrat e punës, me çrast ditët caktohen nga ana e grupit. Ndërsa, ndaj punëtorëve që jetojnë larg kompanisë ju ofrohet mundësia e kryerjes së punës nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *