Kapen 90kg peshq në rrugën Strugë – Qafthanë

Në datë 1.10.2022 oficerë policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Frëngovë, në rrugën magjistrale Qafthanë -Strugë, afër vendit të quajtur ,,Shumska Koliba,,është ndaluar E.S (27) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij me targa shqiptare, janë gjetut 91.333 kilogramë peshk, përkatësisht 119 copë troftë e Ohrit, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

E.S. është ndaluar në Stacionin Policor për Mbikqyrjen e Kufirit Frëngovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *