Profesori universitar Shasivari shpreh qëndrimin e tij në lidhje me djalin e Talat Xhaferit
Jeton Shasivari, profesori i të drejtës kushtetuese në Universiteti i Evropës Juglindore (UEJ) në emisionin “Analiza 24” mestjerash ka deklaruar se diploma e UEJ-it është prestigjioze dhe se ky universitet është ndër të parët që ndryshojë procesin e Bolonjës që nga themelimi i tij, transmeton Freshnews22.mk
Duke folur për rastin e ngritur nga Komisioni për Antikorrupsion mbi regjistrimin e djalit të kryeparlamentarit Talat Xhaferit në Akademinë për Gjykatës, që sipas së cilës, ka shkelur ligjin dhe rregullat, pasi që nuk ka qenë me dokumente të kompletuara, Shasivari thotë se në atë periudhë 2008-2011, Maqedonia e Veriut ka qenë në tranzicion arsimor, nga një sistem në një tjetër.
“Nuk është konstatuar asnjë veprim kundërligjor, por procedura është ndërprerë. Si universitet, ne gjithmonë e kemi parasysh ligjshmërinë. Në rastin konkret të djalit të Xhaferit, dua të them se këta janë kolegët tanë dhe duhet të kujdesemi për dinjitetin e njerëzve edhe pse ka pasur stigmatizim ndaj një personi të caktuar. Po flasim për një fenomen në arsimin e lartë. Në atë periudhë 2008-2011 ishim në një periudhë tranzicioni si shtet. Ne kemi aplikuar procesin e Bolonjës dhe jemi përballur me refuzime nga institucionet shtetërore për kohëzgjatjen e studimeve. Gjatë konstatimit të disa gjërave duhet pasur parasysh edhe drejtimi. Në atë kohë ishte në fuqi ligji për arsimin e lartë dhe ne ishim para atij ligji”, tha Shasivari.(Freshnews22.mk)


