Privohen nga liria dilerë të drogës në Manastir
Me datë 10.08.2022 në Manastir, gjatë një aksioni të kryer nga punonjësit e policisë kriminale në SPB Manastir, Stacionin Policor për Siguri në Komunikacion dhe Stacionin Policor në kompetencë të përgjithshme nga SPB Manastir, tre personave u është hequr liria, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e parashikuar dhe sanksionueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjegjësisht, në rrugën “Nikola Tesla”, NT (21) nga Manastiri është privuar nga liria, pasi i janë gjetur dhe konfiskuar mariuhanë dhe sende të tjera me gjurmë droge. Në vendbanimin Gorno Orizarë në Manastir, M.I.(29) dhe A.M.(29), të dy nga Manastiri, janë privuar nga liria, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar mariuhanë dhe sende të tjera me gjurmë mariuhane. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre, do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton MPB.


