Pollozhani: Përvoja në kuadër të programit Open World të Kongresit Amerikan do të shërbejë si udhërrëfyes për të zbatuar praktika më efikase në Strugë 👇🏻

Ja postimi i tij i plotë:

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit Open World të Kongresit Amerikan, e organizuar nga Ambasada e SHBA në Shkup, mora pjesë në një sërë takimesh dhe trajnimesh me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme në nivel shtetëror dhe vendor.

U takuam me:
Elijah Stines – Kryetar i Komunës së Boone
Heather Watson – Përfaqësuese në Kongresin e Iowa-s
Mark Holm – ish-Kryetar i Komunës së Ankeny
Mary Tabor – Kryetare e Gjykatës së Apelit në Iowa

Vizituam ndërtesën qendrore të shtetit të Iowa, ku ndodhen salla e Senatit dhe Kongresit, zyra e Guvernatorit si dhe objektin historik ku zhvillohet ceremonia vjetore e Çmimit Botëror të Ushqimit. Gjithashtu, vizituam ndërmarrjen e ujësjellësit të qytetit Des Moines, ku u prezantuam me praktika të avancuara të menaxhimit të shërbimeve publike.

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njihemi me modele të suksesshme të qeverisjes vendore, menaxhimit të resurseve, transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. Këto përvoja do të na shërbejnë si udhërrëfyes për të zbatuar praktika më efikase në Strugë, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë.

OpenWorld #QeverisjeVendore #Iowa #Struga #ShërbimQytetarëve #PërvojëNdërkombëtare #AmbasadaSHBAneShkup