Inatet personale dhe politike rrezikojnë Komunën e Kërçovës 👇🏻

Inatet personale dhe politike të krerëve të partive politike shqiptare, me vetëdije sjellin rrezikun për humbjen e Komunës së Kërçovës.

Para një muaji, juristi nga Kërçova, Shkodran Alili, ka shpallur kandidaturën e pavarur për Kërçovën, ndërkohë që nga Aleanca Kombëtare do të garojë sërish kryetari aktual, Fatmir Dehari.

Sot, kandidaturën për Kërçovë e shpalli edhe koaliciobi VLEN me ministrin aktual të Punës dhe Politikave Sociale, Fatmir Limani.

Për herë të parë në këtë komunë do të ketë 3 kandidatë shqiptarë! Kujt i konvenon kjo situatë? A rrezikon të humbet Komuna e Kërçovës?