Policia arreston 11 persona në Shkup për posedim të substancave narkotike gjatë festave të fundvitit

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025 dhe 1 janar 2026, policia e Shkupit ka arrestuar 11 persona në lokacione të ndryshme të qytetit. Të ndaluarit janë nga Shkupi, Katllanova, Kavadari, Kumanova, si dhe një shtetas i Turqisë.

Sipas SPB Shkup, gjatë kontrolleve policore tek personat e arrestuar janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, përfshirë pluhur të bardhë, pluhur rozë, marihuanë, pajisje për bluarje dhe sende të tjera të dyshuara.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.