Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Stiven Ivanovskit pas zjarrit tragjik gjatë festës së Vitit të Ri në Zvicër
Sipas të dhënave fillestare, zjarri ka shpërthyer gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, duke shkaktuar panik dhe kaos mes pjesëmarrësve. Autoritetet zvicerane bëjnë të ditur se si pasojë e incidentit ka dhjetëra viktima dhe mbi njëqind persona të lënduar, të cilët janë transportuar në spitale të ndryshme për trajtim mjekësor.
Pas ngjarjes, familja e Stiven Ivanovskit ka humbur kontaktet me të dhe ka publikuar një apel në rrjetet sociale për ndihmë në lokalizimin e tij. Sipas informacioneve që ata disponojnë, Stiveni është parë për herë të fundit pranë lokalit ku shpërtheu zjarri.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë ndonjë informacion për fatin e tij, apo nëse ai ndodhet në ndonjë institucion shëndetësor në Zvicër, të lajmërohen në numrat e mëposhtëm:
📞 076 415 0868
📞 076 385 7165
📞 078 229 5745
Ndërkohë, autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa operacionet për gjetjen e personave të zhdukur janë ende në vazhdim.

