“Po mbahet sekret”, eksperti: Lista e re me emrat “non grata” nga Britania ka mbërritur në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një postimi në Facebook, shkruan se në Shqipëri, ka mbërritur lista me emrat e personave që Britania e Madhe ka shpallur “non grata”, por thekson se kjo listë po mbahet e fshehtë.

“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkruan ai.

Kujtojmë se është bërë më shumë se një vit që kur Britania e Madhe shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa vazhimisht është paralajmëruar se do të ketë dhe emra të tjerë. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *