Pilotët me veshtirësi ulin aeroplanin e goditur nga rrëfeja
Pilotët arritën të ulnin një avion të goditur nga rrufeja.
Gjegjësisht, gjatë goditjes së rrufesë, aeroplanit i ka humbur një pjesë e hundës, pra pjesa e përparme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, shkruan faqja e specializuar Aviation source news.
Avioni A320 i linjës ajrore amerikano-jugore Latham Airlines, i cili po fluturonte nga Kili në Paraguaj, është futur në një stuhi të fortë. Për shkak të kushteve atmosferike, një pjesë e trupit të avionit është prerë.
Pilotëve iu desh të bënin një ulje emergjente në Asuncion, Paraguaj. Pas uljes, ata kuptuan se pjesa e përparme e avionit mungonte fjalë për fjalë.
Linja ajrore konfirmoi dëmin. Asnjë nga ekuipazhi dhe 50 pasagjerët në fluturim nuk u lënduan./Tv21


