Përplasje e ashpër mes Gimbos dhe Mirit: Akuza të rënda dhe kërkimfalje publike
Gjatë javës që lamë pas, Gimbo pati disa përballje të forta me Mirin brenda shtëpisë. Ai deklaroi se nuk i kanë pëlqyer, sipas tij, “shikimet e papërshtatshme” të Mirit, duke e kritikuar edhe në rolin e tij si baba dhe bashkëshort.
Në debat e sipër, Gimbo përdori edhe një akuzë të rëndë ndaj tij, duke e cilësuar si “pedofil”, duke iu referuar sjelljeve që pretendon se ka pasur me Selinën. Më vonë, ai kërkoi falje për përdorimin e kësaj shprehjeje, por theksoi se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij kritik ndaj Mirit.
Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta dhe debat mes publikut.

