Përleshje me mjet të mprehtë në një restorant në Ohër 👇🏻

Një grua 25-vjeçare serbe me inicialet T.S. Me thikë e ka sulmuar personin me inicialet G.M (49) nga Ohri, gjatë një përleshjeje fizike që ndodhi në një restorant në qendër të qytetit. Të dy pjesëmarrësit në përleshje u ndaluan nga policia, dhe ndaj tyre do të merren masat ligjore.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të hartohet një raport përkatës, thuhet në njoftimin e Sektorit për punë të brendshme në Ohër.