Aksident me viktima në autostradën Tetov-Shkup

Tre persona humbën jetën rreth orës 16:00 në autostradën Tetovë – Shkup. Sipas informacioneve fillestare nga Policia e Tetovës, ka pasur një përplasje midis një automjeti Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi.

Dy persona, një burrë dhe një grua, vdiqën në vendngjarje, ndërsa një grua vdiq në Spitalin Klinik në Tetovë, ku edhe një fëmijë i lënduar u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore – sipas informacionit fillestar nga SPB Tetovë.