Përleshje e armatosur për shkak hasmërie në Shkup! Në mesin e të plagosurve edhe një fëmijë
“Më datë 02.08.2023, nëpunësit policorë të SPB Shkupi kanë arrestuar S.F.(38) dhe S.N.(31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se në një parcelë në bulevardin “Brigada maqedonase-kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike ndërmjet dy familjesh – fqinjë, në të cilën është përdorur armë dhe mjete të mprehta, ku me lëndime nga arma ka mbetur M.I. dhe një fëmijë, ku me lëndime nga mjete të mnprehta ka përfunduar Sh.I.(22) dhe S.I.(27)”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

