Përjashtim i papritur në BBVIP, Ina nuk i përmban emocionet pas largimit të Kejsit
Dy zarfa të zinj u hapën të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Njëri ishte i destinuar për Rogertin, ndërsa tjetri për Kejsin, i cili përfundimisht u përjashtua nga gara.
Vendimi erdhi si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme të rregullave që nga hyrja e tij në format, ku shpeshherë ka eskaluar me fjalor të papërshtatshëm. Sjellja e tij dhe deklaratat e bëra brenda shtëpisë u konsideruan të papranueshme nga produksioni.
Pas këtij zhvillimi, ajo që u prek më së shumti emocionalisht ishte Ina Aderi, me të cilën Kejsi kishte krijuar një histori dashurie. Menjëherë pas spektaklit dhe largimit të tij, Ina u pa duke qarë në dhomën e gjumit, e prekur nga ndarja e papritur.
Duket se ajo e pati të vështirë ta pranonte largimin e Kejsit, pasi kishin kaluar shumicën e kohës bashkë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në këtë trekëndësh emocional ishte përfshirë edhe Stelina, e cila në fund vendosi të tërhiqej dhe të hiqte dorë nga banori tashmë i përjashtuar.

