Pas Beogradit, edhe në RMV një nxënëse ka përgatitur listë për “likuidimin” e shokëve të klasës
“Më 08.05.2023 në SPB në Shkup një grua 47 vjeçare ka paraqitur se në shkollën fillore në rajonin e komunës Qendër një nxënëse në shkollë ka bërë listë me kërcënim të shokëve të saj. Është njoftuar drejtoresha e shkollës, qendra për punë sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit thonë nga MPB.


