Paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kumanovë
Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Vrasje”, si dhe një “tentim për vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

