Paditet 49 vjeçari nga Novosella i cili dëmtoi ujësjellësin
Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër T.Xh (49) nga fshati Novosellë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryrjen e veprës penale “shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike”.
Ai, më datë 10.07.2022, gjatë kryerjes së gërmimit të rrugës te vendi i quajtur
“Kukuda” në afërsi të fshatit Prisovjan, ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit dhe ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e fshatit.
Lajmi bëhet i ditur nga SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami


