Paditet 17 vjeçari nga Struga për vjedhje të rëndë

Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri 17-vjeçar nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje e rëndë”, një vepër penale “vjedhje” , dy vepra penale “marrje e mjetit motorik”.

Veprat i ka kryer më 1 gusht 2022, 5 tetor 2022 dhe 18/19 tetor 2022 nga garazhet, parkingjet dhe punëtoritë në Strugë dhe fshatrat e Strugës Vranishtë dhe Labunishtë, duke shfrytëzuar mundësitë e volitshme dhe përdorimin e forcës fizike. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *