Pacienti me maskë të oksigjenit në autoambulancë, ekipi pi kafe në pompë të benzinës
Me maskë të oksigjenit në ambulancë të ndihmës së shpejtë një pacientë po pret në pompë të benzinës, përderisa ekipi i ndihmës së shpëjtë po pi kafe, njofton KlanM.
Në video që dërgoi një qytetar në redaksinë e Klan M, shihet se tabela e regjistrimit të autoambulancës është me targa të Strugës.
Për këtë pyetëm ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti të cilit poashtu ia treguam videon, ndërsa ai tha se në qoftë se dëshmohen shkelje masat do të jenë rigoroze për të punësuarit e ndihmës së shpejtë.

