Osmani sot në krye të OSBE-së në Vjenë

Bujar Osmani sot si kryesues i OSBE-së ka qëndruar në Vjenë ku është takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare të organizatës më të madhe rajonale të sigurisë.

Informacionin e ka lëshuar vet Ministri i Punëve të Jashtme në Facebook-un e tij. Ja postimi i tij plotë:

Kisha nderin tim të madh, sot në Vjenë në rolin e Kryetarit të OSBE-së, u takova me përfaqësuesit e vendeve anëtare të organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë.

Fokusi ynë duhet të jetë tek njerëzit dhe siguria e tyre, ata ndihen të lodhur nga pasiguria e përditshme dhe mendojnë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të heqin qafe frikën e luftës dhe t’u rivendosim paqen.

Viti që është përpara nesh sjell sfida të mëdha, prandaj llogaris në energjinë, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të përfaqësuesve të pranishëm të OSBE-së.

OSBE duhet të japë rezultate në kohë të vështira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *