Nxënësit e Labunishtës nga nesër bojkotojnë mësimin
Nxënësit e Labunishtës kanë filluar të bojkotojnë mësimin në shkollat fillore dhe të mesme, përcjell TV21.
Në një tubim të organizuar nga Bashkësia Lokale e Labunishtës, në mbledhje me kërkesë të qytetarëve të Labunishtës është marrë vendim që: Nëse deri në fillim të gjysmëvjetorit të dytë nuk zgjidhet problemi me guroret, fëmijët nuk do të lejohen të vijojnë mësimet në shkollat fillore dhe të mesme.
Nga dita e nesërme ato do të fillojnë bojkotin dhe nuk do të kthehen në bankat shkollore.


