Një mozaik romak 1600-vjeçar i gjetur në Siri

Një mozaik i rrallë romak 1600-vjeçar është gjetur i paprekur në Sirinë qendrore.

Mozaiku 20 x 6 metra u gjet nën një ndërtesë në Rastan pranë Homsit, e cila ishte nën kontrollin e rebelëve në luftën civile deri në vitin 2018. Ky mozaik përshkruan skena mitike duke përfshirë luftën e Trojës dhe konsiderohet si më i rralla në llojin e tij.

Shumë nga thesaret arkeologjike të Sirisë janë dëmtuar gjatë luftës 10-vjeçare, por zbulimi i fundit është përshkruar si më i rëndësishmi në arkeologji që nga fillimi i konfliktit në 2011.

“Ne kemi para nesh një zbulim që është i rrallë në shkallë globale,” tha për AP Hamman Saad, një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Muzeve dhe Antikiteteve të Sirisë.

Ai shtoi se mozaiku është i pasur me detaje dhe tregon perëndinë romake Neptun me 40 dashnorët e tij, si dhe Herkulin duke vrarë mbretëreshën e Amazonës Hippolita.

Rastan ishte një bastion i rebelëve dhe vendi i luftimeve intensive derisa u kap nga forcat qeveritare siriane në vitin 2018.

Siria konsiderohet një thesar për arkeologët pasi ajo është shtëpia e disa prej relikteve më të ruajtura të qytetërimeve të lashta, duke përfshirë Xhaminë Umajad në Damask dhe qytetin antik të Palmirës.

Kaosi në Siri ka nxitur një treg të zi për sende më të vogla si monedha dhe statuja./usb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *