Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi mbi të ka rënë bojleri 👇🏻

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Mavrovë Anovë pasi D.G (55) në orën 18:00 në Policinë e Mavrovës ka raportuar se djali i saj i mitur ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një bojler. Jozyrtarisht bëhet fjalë për një djalë 14-vjeçar.

“Sipas raportimit, i mituri ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një bojler në shtëpinë në lagjen Mavrovi Anovi”, njoftojnë nga SPB Tetovë.