Në Strugë, një grua nga Shqipëria goditet me veturë dhe më pas autori largohet nga vendi i ngjarjes
Më datë 09.01.2023 rreth orës 23:10 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën “Partizanska” në Strugë një automjet pasagjerësh ka goditur M.D.(58) nga Republika e Shqipërisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident M.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë.
Një ekip i Stacionit Policor Strugë ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


