Në “Shisha bar” janë gjetur pesëdhjetë gëzhoja, shumica e plumbave kanë përfunduar në trupat e viktimave
Pjesa më e madhe e pesëdhjetë plumbave të shtëna në “Shisha bar” në Çarshinë e Vejtër të Shkupit kanë përfunduar në trupat e dy të vrarëve, tha gjatë emisionit “360 shkallë”shefi i Prokurorisë Publike Shkup, Gavril Bubevski, i cili koordinon parahetimin për rastin, transmeton Portalb.mk.
“Është e njohur se sa lëndime saktë ka në trupat e të vrarëve, por unë ende se kam atë të dhënë, nuk e kam raportin nga mjekësia ligjore, por 40 nga 50 gëzhojat janë gjetur rreth trupave të të vrarëve. Pjesa më e madhe e plumbave ka përfunduar në trupat e tyre, përkatësisht shumë pak kanë përfunduar jashtë”, tha Bubevski.


