Në Maqedoni sulmohet me gurë autobusi me serbë
“Sonte në kthim nga Greqia me autobus ka ndodhur diçka e pakëndshme. Nga mbikalimi në Maqedoni na hodhën me gur drejt e në xhamin e shoferit. Fatmirësisht xhami nuk u thye plotësisht dhe fëmijët e ulur aty nuk u lënduan. Më vonë na njoftuan se është bërë nga një grup të miturish, se nuk jemi të parët që i ndodh kjo dhe po ndodh gjithnjë e më shpesh. Dhe ata e dinë se kush është dhe unë nuk shoh asgjë të shkruar për këtë askund. Dua vetëm të tërheq vëmendjen e shoferëve që të kenë kujdes kur kalojnë në mbikalimin nëpër Maqedoni”, ka shkruar Sanja M. në faqen “Live from Greece” në Facebook

