Në Ladorisht vazhdon problemi me ujin, banorët paralajmërojnë autoritetet kompetente për eskalim situate
Banorët e Ladorishtit pothuajse për çdo ditë po përballen me problemin e ujtit në fshatim e tyre. Ato edhe publikisht kanë dalur me kumtesë se në rast të mos zgjidhjes së këtij problemi do të vijë deri tek eskalimi i situatës.
Në kumtesën e tyre thuhet :
Ndërkohë që bëhemi gati për tu përballur me krizën për energii elektrike, problemi jetësor dhe kryesor në fshat është UJI. Në mos çdo ditë, çdo e dyta ditë përballemi me situatën e mos pasjes së Ujit.
I nderuar drejtor i @Proaqua Struga, merreni me seriozitet këtë punë para se të eskaloj situata e cila është bërë e padurueshme.
Për çdo mos reagim apo zgjidhje të problemit, do ju njoftojme me hapat tjera që ne si Bashkesi Lokale do ti marrim.
Me respekt,
Fshati Ladorisht


