Ndërron jetë motra e këngëtarit të njohur 👇

Këngëtari i njohur Marsel Selita po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pas humbjes së motrës në moshë të re.

Lajmin e trishtë ai e ka ndarë me ndjekësit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku me disa fjalë prekëse shprehu dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga motra e tij, shkruan “Kosovarja”.

Marsel Selita është një nga emrat e njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për performancat e tij skenike dhe bashkëpunimet me artistë të njohur si Aurela Gaçe dhe i ndjeri Dr. Flori.

Në këto momente të vështira, kolegë të artit dhe publiku i gjerë i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta këngëtarit dhe familjes së tij.