Arrestohet një 54-vjeçar në Shkup për dëmtimin e derës së Ambasadës së Bullgarisë

Shkup – Policia ka arrestuar sot (12.01.2026) një 54-vjeçar nga Shkupi, i dyshuar për dëmtimin e xhamit të derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi u krye rreth orës 12:40 në rrugën “Kirili dhe Metodi”, nga zyrtarë policorë të EVR Qendër dhe Bit Pazar. I dyshuari, me inicialet Sh.A., dyshohet se incidentin e ka kryer një ditë më parë, më 11 janar 2026.

Pas denoncimit, policia ndërmori menjëherë masa për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.