MPB: Shkatërrohet grupi kriminal – arrestohen 10 persona!

MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së sotme, gjatë një aksioni të koordinuar ka shkatërur një rrjet kriminal i involvuar në organizimin, furnizimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë arrestuar dhjetë persona.

Policia thotë se aksioni ka nis që nga Tetori 2023, kurse gjatë së shtunës janë arrestuar 10 persona. 4 në Gjevgjeli, tre në Strumicë, dy në Strugë dhe një në Demir Kapi.

“Janë kryer bastisje në katër lokalitete në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar prova materiale, respektivisht para dhe sasi e madhe e drogës narkotike që ka origjinën nga një subjekt juridik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë për kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekuese për qëllime mjekësore” – thonë nga MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *