Modelet elektrike të Audi do të pastrojnë ajrin

Automjetet elektrike të Audi do të marrin një filtër që do të pastrojë ajrin rreth tyre. Ky filtër, i quajtur Pastruesi Urban, do të funksionojë ndërsa makina është duke vozitur ose duke qëndruar e lidhur me një karikues, i cili duhet të kontribuojë në ajër më të pastër në qytete. Është zhvilluar në bashkëpunim me MANN+HUMMEL dhe vendoset pas maskës së makinës e cila gjatë vozitjes mbledh mikrogrimcat e emetuara nga automjetet e tjera nga ajri. Kur makina është e palëvizshme, aktivizohet një ventilator që tërheq ajrin përreth përmes filtrit. Inxhinierët e Audi kanë imagjinuar se në të ardhmen ky sistem do të pajiset me një lidhje në distancë me sensorët e qytetit që matin ndotjen e ajrit në mënyrë që puna e tij të përshtatet me situatën aktuale./avtomagazin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *