Ministri i punëve të jashtme,Bujar Osmani publikon disa nga emrat e ambasadorëve të rinj

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur emrat e tre ambasadorëve të rinj, dhe njoftoi për tre të tjerë, emrat e të cilëve për shkak të procedurës tha se nuk mundet t’i zbulojë.Osmani tha se ambasador i ri në misionin e fundit të BE-së në Bruksel është përzgjedhur Zulfi Ismaili, i cili është diplomat në karrierë, Viktor Dimovski pritet të jetë ambasadori ri për në Francë-Paris, ndërsa Zekir Ramçiloviq pritet të shkojë në Podgoricë-Mal të Zi, ndërsa sot pritet që Jovo Manasievski të mbrojë tezat për ambasador në Ankara.

“Kemi edhe tre emra të rinj, megjithatë ata janë në fazë kur presim agreman, me vendim të Qeverisë ditëve të fundit, por megjithatë emrat e tyre nuk do të mundem t’i komunikojë sepse duhet të përfundojë procedura e marrjes së agremanit. Bëhet fjalë për ambasadorin e ri në Bern, konsullin e përgjithshëm në Munich dhe konsullin e përgjithshëm në Toronto”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *