Greta Aliu nga Kërçova debuton në edicionin e 13-të të Diamond Fest

Në fund të muajit maj, skena e Diamond Fest do të mirëpresë talente të reja nga mbarë rajoni. Mes tyre, për herë të parë, do të ngjitet edhe Greta Aliu nga Kërçovë.

Vetëm 8 vjeçe, Greta është një nxënëse e shkëlqyer, e cila spikat jo vetëm për suksesin në mësime, por edhe për talentin e saj të veçantë në muzikë. Ajo dallohet gjithashtu për komunikimin e rrjedhshëm në gjuhën angleze dhe përkushtimin e saj në çdo aktivitet.

Në këtë edicion të 13-të, Greta do të interpretojë këngën “Jetë”, me tekst nga Qamil Aliu, ndërsa muzika dhe orkestrimi mbajnë firmën e Pëllumb Qerimi.

Pjesëmarrja në Diamond Fest shënon debutimin e saj në një skenë garuese, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Kënga pritet të sjellë emocione të veçanta dhe të tërheqë vëmendjen e publikut dhe jurisë.

Diamond Fest vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj, ndërsa për Gretën, kjo paraqitje është vetëm fillimi i një ruge të bukur dhe premtuese në botën e muzikës.