Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski.

Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *