Deralla:Mediat janë mjete për shpërndarjen e propagandave

Kryetari i CIVIL – Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, mbajti një ligjëratë me titull “Media në politikë dhe propagandë” për të rinjtë pjesëmarrës të shkollës treditore për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”.

Ai në paraqitjen e tij ndau një sërë shembujsh për pjesëmarrësit se si media është e lidhur me politikën dhe propagandën.

“Mediat janë mjete për politikën, si dhe për propagandën e krijuar nga qendrat e pushtetit vendor dhe të huaj. Shpesh, ata kanë burime të njëjta ose të afërta financiare. Nga ana tjetër, disa nga financuesit shtuan pasurinë e tyre në bizneset me Rusinë. Prandaj, nuk duhet të jetë çudi që shtëpitë më të mëdha mediatike në pronësi të oligarkëve maqedonas kanë një filtër shumë të depërtueshëm për propagandën ruse”, u tha Deralla pjesëmarrësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *