Më 25 shtator fillon trajnimi i këshillave zgjedhorë në nivel shtetëror

Të enjten, më 25 shtator, nis trajnimi i këshillave zgjedhorë, proces ky që do të zhvillohet në nivel shtetëror me qëllim përgatitjen e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, shkruan Top24.

Akademia për Trajnues e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) do të angazhojë 32 ekipe trajnuesish për t’i përgatitur këshillat zgjedhorë në drejtim të organizimit të një procesi demokratik dhe korrekt.

Përfaqësuesi i KSHZ-së, Admir Shabani, u bëri apel të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale të zgjedhjeve që të marrin pjesë në këto trajnime, duke theksuar rëndësinë e tyre:

👉 “Mos e lëshoni këtë mundësi me mosprezencën tuaj, sepse këto trajnime organizohen për ju. Procesi zgjedhor është një proces kompleks me shumë rregulla që duhet të respektohen për të pasur një proces demokratik. Puna jonë është që ta lehtësojmë këtë proces duke trajnuar në mënyrë profesionale të gjithë të involvuarit në zgjedhje.”