Mariçiq: Zgjedhje të parakohshme vetëm nëse opozita pajtohet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse opozita pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shpallim zgjedhje të parakohshme. Ky është opsioni i vetëm që Qeveria do ta pranonte, thotë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të zbatuar obligimet tona. Qytetarët do të na jenë mirënjohës nëse e kryejmë obligimin para zgjedhjeve, që zgjedhjet të mos mhingarkohen se kush është PRO dhe kush është KUNDËR ndryshimeve kushtetuese, sepse kjo do të na çojë në një tunel të ri 10-vjeçar, nga i cili nuk e dimë nëse do të mund të dalim më shpejt se 10 vjet. Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, është koha për të marrë vendime”, thotë Mariçiq, i cili është për vizitë në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *