LSDM: Pendarovski do të jetë kandidati për President

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme në Shtip shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Pas të gjitha analizave, diskutimeve dhe anketave të opinionit publik, Bordi Ekzekutiv në përbërje të zgjeruar e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi Bordit Qendror të partisë.
Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *