Nga burime jozyrtare vetëm Bilal Kasami ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirur nga Kryeministri Edi Rama, kurse të tjerët thuhet se do të marrin pjesë në këtë takimin.
Sa i përket bllokut politik maqedonas, LSDM sheh vetëm gjera pozitive nga ky takim, kurse nga VMRO DPMNE ende nuk ka një prononcim në lidhje me takimin e thirur.
”Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë dhe i popullit maqedonas. Shqipëria është vend me të cilin së bashku ecim në rrugën evropiane dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Bashkë jemi edhe anëtarë të NATO-s dhe sigurish në planin ekonomik e kemi ngritur bashkëpunimin nëpërmjet iniciativës “Ballkani i hapur”. Çdo takim që është formal dhe joformal dhe që është në interes të dy popujve, në interes të dy shteteve për ne është në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian” – tha Darko Kaevski.
