Lloga: Gjykata Kushtetuese të vendos për Udhëzimin për librat amë

Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, duhet të kujdeset për sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës

Të nderuar,

Si Ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për Mbajtjen e Librave Amë, dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme në seancën e mbajtur më 07.05.2023, përkatësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga Udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për atë rast.

Nga Gjykata Kushtetuese kërkova që për rastin konkret të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë një vendim meritor, pra një vendim në përputhje me qëndrimin e arritur tashmë që nga viti 2004, ku për të njëjtën çështje Gjykata Kushtetuese në vendimin e atëhershëm vendosi se “Afati i përcaktuar me kushtetutë për publikimin nuk mund të pranohet se është normë kushtetuese me qëllim kufizues në lidhje me zbatimin e rregulloreve që u publikuan me shtyrjen e afatit dhe hynë në rendin juridik, sepse ajo normë është pjesë e tërësisë së normave kushtetuese për garancitë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilave dhe në kësi rasti, në mënyrë të pamohueshme u sigurohet dhe plotësohet e drejta e garantuar e publikimit, me qëllim njohjen me ligjet dhe rregullore të tjera në rendin juridik”

Ministria e Drejtësisë pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në afat sa më të shpejtë të mundshëm në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, sepse jurisprudenca e ndryshme e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtat çështje çon në rrezikimin e sigurisë juridike dhe të sundimit të së drejtës si një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues.

Krenar Lloga
Ministër i Drejtësisë

Уставниот суд да нема двојни аршини , да се грижи за правната сигурност и владеење на правото

Почитувани,

Како министер за правда пред неколку дена се обратив до сите почитувани судии на Уставниот суд во врска со предметот каде е оспорена уставноста и законитоста на Упатството за водење на матични книги, а за кој Уставниот суд на седницата одржана на 05.07.2023 година донесе времена мерка, односно запирање на извршување на поединечни акти кои произлегуваат од конкретното Упатство, се додека Уставниот суд не донесе конечна одлука во тој случај.

Од Уставниот суд , за конкретниот предмет побарав да постапи согласно своите уставни надлежности и да донесе мериторна одлука ,односно решение согласно веќе заземениот став од 2004 година каде што за исто прашање Уставниот суд во тогашното Решение одлучил дека „Уставно определениот рок за објавувањето не може да се прифати дека е уставна норма со ограничувачка цел во однос на примената на прописите кои се објавени со пролонгирање на рокот и влезени во правниот поредок, бидејќи таа норма е дел од целината на уставните норми за гаранциите на слободите и правата на граѓаните на кои и во ваков случај неспорно им е обезбедено и исполнето гарантираното право на објавување, заради запознавање со законите и другите прописи во правниот поредок“

Министерството за правда очекува Уставниот суд во најкус рок да постапи согласно веќе воспоставената пракса од причина што различната јуриспруденција на Уставниот суд за исти прашања доведува до загрозување на правната сигурност и владеење на правото како една од темелните вредности на нашиот уставен поредок.

Кренар Лога
Министер за правда

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}