Leonora Jakupi ngre dyshime për raportin Alba–Lim: Përmendet Sindroma e Stokholmit

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi, ka ngritur dyshime lidhur me sjelljen e Albës në raport me Limin, duke përmendur mundësinë e Sindromës së Stokholmit.

Sipas saj, Alba në disa momente shfaqet e qartë dhe logjike në perceptimet e saj, por kur flet për Limin, qëndrimet e saj duken kontradiktore dhe të pakuptueshme. “Ndonjëherë më duket shumë e arsyeshme, por kur e dëgjoj teksa flet për Limin, më duket krejtësisht palogjike. Nuk e kuptoj këtë sjellje, ndaj mendoj se mund të bëhet fjalë për Sindromën e Stokholmit”, u shpreh Jakupi.

Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në publik dhe në rrjetet sociale.