Ky është raporti i Gjykatës për çiftin Fero-Arbenita

Reperit të njohur kosovar, Fero iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj nën dyshimin për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij modeles, Arbenita Ismajli.

Së fundmi është bërë publik edhe raporti i Prokurorisë i cili tregon se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”,– shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *