Kujdes/ QMK paralajmëron rreshje të shiut, bubullima dhe erëra të fuqishme

Qendra për menaxhimin e krizave ka publikuar një informacion të jashtëzakonshëm nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

“Për shkak të akumulimit të energjisë së lartë në atmosferë dhe lagështirës pak të shtuar mbi zonën tonë, sot pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për stuhi lokale me reshje të dendura shiu dhe shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe me breshëri”, thonë nga QMK. /Klanmacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *