KSHZ: Procesi i votimit për të sëmurët, të pafuqishmit dhe personat në burgje po zhvillohet pa pengesa

Shkup, 18 tetor 2025 – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se procesi i votimit për kategoritë e veçanta të qytetarëve po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë problem.

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ-ja, deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote.

Gjithashtu, nga 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, 810 votues e kanë realizuar të drejtën e tyre deri në të njëjtën orë.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga 442 persona të vendosur, 135 kanë ushtruar të drejtën e votës.

“Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi,” – thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Ky proces konsiderohet si pjesë përgatitore e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 tetor 2025.