Kiara në krah të dikujt tjetër, Luizi bëhet xheloz!

Luizi ka reaguar pas situatës së shfaqur duke iu drejtuar Kiarës : “MEZI PASKE PRITUR MOJ VAJZË”

Çifti Luiz-Kiara nuk po kalon ditët e tij më të mira, madje kanë nisur edhe aludimet e diskutimet për të ardhme e dyshes. Situata e ndodhur dy ditë më parë mes tyre, ka sjellë një lumë reagimesh, edhe gjatë Prime-it të mbrëmshëm, ku çifti nuk pati sërish një sqarim apo pajtim.

Madje në fund të spektaklit një surprizë e produksionit për vajzat nuk i ka pëlqyer aspak Luizit. Vajzat u surprizuan nga trupa e balerinëve të “Top Channel”, të cilët i pritën në oborr te shtepise.

Vajzat dolën dhe kërcyen me balerinët, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito. Përveç Kiarës, sigurisht vëmendja u përqendrua edhe te reagimi i Luizit, i cili nuk u mundua ta fshehë pakënaqësinë e tij për veprimin e Kiarës.

Gjatë gjithë kohës, Luizi po e shikonte nga ekrani Kiarën teksa kërcente me njërin prej balerinëve, ndërsa kur u rikthye brenda, nuk hezitoi as të komentojë. “Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”-i tha Luizi-Kiarës. / Infokosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *